Ja familjet që përfitojnë tekste shkollore falas
Ministria e Arsimit bëri publike paraditen e 26 gushtit 2015 kategoritë e familjeve që përfitojnë tekste shkollore falas. Qeveria ka vendosur në dispozicion një fond prej 2. 2 milionë eurosh për të mbështetur këtë projekt bëri të ditur ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.Familjet me tre fëmijë do të përfitonjë falas libra shkollorë për fëmijën e tretë në radhën e shkollimit, sikundër çdo familje shqiptare me katër fëmijë do të përfitonte librat falas për fëmijën e tretë, të katërt e kështu me radhë.Prej këtij fondi përfitojnë edhe fëmijët e komunitetit egjiptian, të cilët njësoj si fëmijët e komunitetit rom do të kenë mundësi të marrin libra falas për të gjithë kohëzgjatjen e arsimimit të tyre, në arsimin bazë.Gjithashtu yë gjithë ata fëmijë që konsiderohen viktima të trafikimit apo viktima të mundshme të trafikimit, përfitojnë gjithashtu tekste shkollorë falas. Sikundër, do të përfitojnë tekste shkollore falas edhe ata fëmijë që vijnë nga familje ku ka një person me aftësi të kufizuar apo ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti.“Jemi treguar po ashtu të kujdesshëm dhe solidarë me fëmijët e të gjithë punonjësve të policisë të vrarë në krye të detyrës dhe në shërbim të komunitetit, në mënyrë që krahas bursës së studimit ato të përfitojnë falas edhe tekstet shkollore për gjithë periudhën e tyre të shkollimit në arsimin bazë” informoi Nikolla./Oranews.tv/