Durrës , Mosshlyerja e detyrimit rrezikojnë legalizimin 2 mijë dosje

Nga mosshlyerja e detyrimeve të truallit të ndërtimit, shumë prej qytetarëve u rrezikohet legalizimi i objektit.Kreu i Legalizimeve në Durrës Flamur Gjuzi, thotë se aktualisht kanë përfunduar 10 mijë dosje nga 60 mijë vetëdeklarime në total, nga të cilat 2 mijë praktika rrezikojnë të bllokohen në Hipotekë për shkak se qytetarët nuk janë paraqitur për të shlyer detyrimet brenda afatit 6-mujor të përcaktuar me ligj.Flamur Gjuzi: “E vetmja pengesë është mospagimi i kësaj fature që nuk përfundon procesi i legalizimit për një pjesë të qytetarëve që nuk paraqiten. Këto dosje do të kualifikohen nga ana jonë dhe do të depozitohen pranë zyrës vendore të vlerësimit të pasurive të paluajtshme me barrë hipotekore në favor të shtetit.”Paqartësitë në ligj, përsa i përket zonave të mbrojtuara nga ndërtimet, kanë krijuar një tjetër ngërç për procesin e legalizimit.Flamur Gjuzi : “Në hartën gjeologjike A që është qendra e qytetit ku në mënyrë kategorike ligji i legalizimit ndalon legalizimin e ndërtimeve pa leje, si dhe zona arkeologjikie B që rrethon zonën A.”Për t'u përgjigjur kërkesave të qytetarëve të cilët ende nuk janë paraqitur pranë Aluiznit për të bërë vetdeklarimet, Gjyzi pohon se 30 shtatori është afati i fundit.