Në Tërbuf të Lushnjes, rreth 80% e sipërfaqes nuk vaditet

Në Tërbuf të Lushnjes, rreth 80% e sipërfaqes nuk vaditet.Sipërfaqe te tëra tokë bujqësore në zonën e Tërbufit në Lushnje janë të shkretuara. Nga mungesa e reshjeve, toka është çarë, ndërsa kulturat bujqësore janë tharë.Banorët e zonës thonë se nga mungesa e ujit, kanalet vaditëse janë kthyer në vendgrumbullimi te plehrave dhe barishtet kanë mbuluar çdo gjë. Edhe pse lumi Shkumbin kalon përmes Çermës tokat bujqësore të Tërbufit vuajnë thatësirën. Mbi 80 % e sipërfaqjeve nuk vaditen.“Ka gati 10 vjet mos më tepër që nuk kanë ujë kanalet.”“Po nuk u vadit nuk merr asnjë lloj prodhimi. Uji është kryesorja, është jeta. Zona më problematike është Tërbufi. Shira nuk kanë rënë kurse vjet që ranë shira kishim prodhime.Misrat janë tharë fare”Por ndërsa gjatë verës vuajnë mungesen e ujit, në dimër zona e Tërbufit i trembet përmbytjeve./Oranews.tv/