Crown Agents bën bilancin: Për 6 muaj mblodhëm 6.4 mln euro

Kompania britanike Crown Agents që nënshkroi një kontratë dy vjeçare me qeverinë e majtë fill pas marrjes së detyrës për auditimin në dogana publikoi disa arritje të punës së saj. Këto deklarata vijne në një kohë kur janë shtuar zërat se nuk do të ketë një rinovim kontrate për shkak të rënies së të ardhurave në dogana në nivelin 12%.Kompania britanike Crown Agents e cila u kontraktua nga qeveria shqiptare për të mbledhur të ardhurat në dogana ka publikuar rezultatet e punës për pjesën e parë të vitit pas akuzave se nuk ka plotësuar kushtet e vendosura në kontratë.Edhe pse jozyrtarisht nuk munguan zërat se marrëveshja me këtë kompani nuk do të rinovohet për shkak të mosrealizimit të të ardhurave në dogana.Në raportin e Crown Agents theksohet "gjatë 6 muajve janë zbuluar 1,370 raste mashtrimesh apo veprimesh të kundërligjshme duke sjellë në buxhetin e shtetit mbi 6,4 milionë Euro në formën e të ardhurave dhe gjobave, ndërkohë që kjo shifër pritet të arrijë në 11 milionë Euro pas mbylljes së disa rasteve që janë ende në shqyrtim"Njëkohësisht sipas kompanisë se auditimit Crown Agents arritje është shënuar edhe "në mbledhjen e të ardhurave nga prodhimi vendas i alkoolit prej 28% gjatë 6 muajve të parë të 2015-ës si dhe është bllokuar vetëm gjatë 3 javve të fundit, një sasi prej 1,5 tonë duhan i jashtëligjshëm në tregje dhe depo magazinimi."Po ashtu shkelje janë konstatuar edhe fushën e hidrokarbureve ku janë identifikuar 48 raste shkeljesh gjatë 4 javëve të fundit. Dhe megjithëse arritjet që prezanton kompania aduituese e doganave të ardhurat shënojnë një rënie në 12%./Oranews.tv/