Hungaria përdor gaz lotsjellës kundër emigrantëve
Përkeqësohet situata në kufi me Hungarinë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e emigrantëve brenda në kampet e ngritura përkohësisht në kufi me Serbinë.Televizionet vendase shfaqin pamjet e emigrantëve në revolt duke kërkuar ndihmën e Kombeve të Bashkuara teksa përleshen me policinë hungareze. Në pamje duken oficerët e policisë që lëshojnë gazin drejt emigrantëve.Hungaria ka vendosur të përforcojë kontrollin në kufijtë e saj, duke vendosur ushtrinë në to dhe duke vendosur qen kufiri dhe duke patrulluar nga ajri me helikopterë, si e vetmja mënyrë për të përballuar situatën e vështirë.Vetëm në 24 orë, sipas autoriteteve hungareze, kanë kaluar kufirin 2533 refugjatë, pjesa më e madhe nga Siria, Afganistani dhe Pakistani.Më herët qindra emigrantë, burra gra e pleq, nuk ngurruan të zvarriteshin në tokë për të kaluar gardhin me tela me gjemba.Pavarësisht gardhit 3.5 metra të lartë, për të shmangur kontrollin e dokumentave në kufi, refugjatët kanë kaluar këtë gardh./Oranews.tv/