Refugjatët vijojnë rrugën drejt Hungarisë

Muri me tela me gjemba nuk i ka penguar aspak mijëra emigrantë, që kalojnë nga Serbia për në Hungari, për të vijuar më pas rrugëtimin drejt vendeve të pasura të Bashkimit Europian.Për të shmangur kontrollin e dokumentave nga policia në kufi, një numër i kosniderueshëm kanë kaluar me vështirësi këtë gardh të lartë me tela me gjemba. Autoritetet hungareze janë shtuar në numër ndërsa ekipet e ndërtimit të këtij muri po punojnë me shpejtësi, për ta përfunduar sa më parë gardhin 3.5 metra të lartë.Mediat vendase kanë kritikuar këtë mënyrë të zgjedhur nga emigrantët, të cilët zgjaten e kacavirren për të kaluar gardhin, për të ecur më pas në këmbë deri në kufijtë e Gjermanisë, Austrisë apo Suedisë.E hëna e 24 gushtit, ka shënuar numrin më të lartë të hyrjeve të emigrantëve në Hungari, plot 2093 refugjatë.