Shembet kisha në Dhërmi, ndërhyrje gjatë natës të shmangen përplasjet
Kisha e vogël e Shën Thanasit në Dhërmi e cila u bë ditë më parë objekt debati dhe mes Athinës e Tiranës është shembur në orët e para të mëngjesit së të mërkurës. INUV i Himarës ndërhyri gjatë natës për të shmangur përplasjet me banorët.Banorët janë mbledhur në mëngjes dhe kanë vendosur në rrënoja, ikona fetare. Mes grumbujve të inerteve ishte dhe një parullë që lexonte "stop terrorit ateist".Ndërkohë arkeologu Novruz Bajrami, i kontaktuar nga Ora News rrëfen historinë e kishës së vjetër, brenda së cilës ka qenë i varrosur Nilo Katalano, murgu bazialin i ardhur nga Italia, që e shndërroi objektin e kultit, në shkollë të gjuhës shqipe.Sipas tij, vet kisha ortodokse duhet të kishte projekt për nxjerrjen në pah të historisë, dhe jo për mbulimin e saj. Godina që shërbente si kishë ortodokse lehtësisht mund të prishej tha Bajrami, pasi nuk është në listën e monumenteve të Kulturës.Prishja e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi solli reagimin e Kishës ortodokse, që përmes një postimi në Facebook, e cilësoi "akt vandal të shtetit kundër Komunitetit Ortodoks"."Duket qartë gënjeshtra se kishte mure të vjetra të kishës së parë. Shembën gjithçka. Tani e kanë radhën eshtrat e familjeve ortodokse të fshatit që të përdhosen, se gjoja do gjejnë eshtrat e nje katoliku italian që kishte ardhur t'u kthente besën. Turp!" shkruhet në profilin e Kishës ortodokse nga zëdhënësi Thoma Dhimo.Pranë kishës në Dhërmi mbërritën edhe deputetë të PD, Arben Ristani dhe Aldo Bumci, të cilët takuan përfaqësues të Kishës dhe besimtarë.Arben Ristani: Janë terrorizuar banorët e zonës, ne takuam disa prej tyre, por ishin të friksuar sepse fadromat pasi shëmbën kishën kanë shkuar për të shembur edhe pasuritë e tyre.(Video: Shembja e kishës në Dhërmi gjatë natës)[caption id="attachment_568050" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kisha e rrenuar ne Dhermi[/caption][caption id="attachment_568210" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kisha e rrenuar ne Dhermi[/caption][caption id="attachment_568211" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kisha e rrenuar ne Dhermi[/caption][caption id="attachment_568212" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kisha e rrenuar ne Dhermi[/caption][caption id="attachment_568213" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kisha e rrenuar ne Dhermi[/caption][caption id="attachment_568214" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kisha e rrenuar ne Dhermi[/caption][caption id="attachment_568215" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kisha e rrenuar ne Dhermi[/caption]Konflikti për kishën në Dhërmi, Janullatos takon presidentin dhe kryeministrin grekZhvarrimi i Nilo Katalanit, përpjekje për të fshirë historinë e HimarësE vërteta e Kishës së DhërmiutRama: Kisha e vjetër e Dhërmiut do rilindë mbi garazhin pa leje