Tenton ti shmanget kontrollit në kufi, serbi prangoset nga policia kosovare

Mbrëmë pas mesnate, një person i komunitetit serb, duke hyrë nga Shqipëria në territorin e Kosovës, nuk i është bindur policisë kufitare të Vërmicës dhe në shpejtësi ka kaluar kufirin.“Pak minuta më vonë ai është ndaluar nga patrullat policore”, bën të ditur drejtori rajonal i policisë Nexhmi Krasniqi.Atij i është konfiskuar makina, ndërsa më urdhër të prokurorit të shtetit, rasti ka kaluar në proçedurë të rregullt.I njëjti person ka kaluar disa orë të natës së mbrëmshme në një hotel. Në orët e para të mëngjesit, pa u vërejtur nga stafi i sigurimit, ai ka arritur të rrëmbejë makinën e pronarit të hotelit dhe të largohet me shpejtësi.Por, meqë Prizreni këto ditë po vëzhgohet 24 orë nga numri i madh i oficerëve policor, nuk kanë kaluar vetëm 5 minuta dhe Ivica Sllobodan Siminoviç, i lindur më 18.9.1981 në Lipjan, sërish bie në prangat e policisë ndërsa këtë herë me urdhër të prokurorit është ndaluar nga policia.