Manja: Dekriminalizimi, pjesë e reformës në drejtësi. Ndërhyrje në Kushtetutë

Largimi i personave të inkriminuar nga administrata dhe Kuvendit, mbetet një mision i pamundur nëse nuk ndërhyhet në Kushtetutë.Ky është opinioni që ndan anëtari i komisionit për dekriminalizimin, deputeti socialsit Ulsi Manja, i cili propozon:Ulsi Manja: "Mjafton që në Kushtetutë, në ato 2-3 raste të pengimit nga kandidimi që janë dënimi me burgim 2 vjet e lart kur personi bëhet mendërisht i paaftë me vendim gjyqsor të prerë, të shtohet dhe një frazë tjetër si dhe rastet të përcaktuara me ligj nga Kuvendi. Nëse do të hapej dritare i hapet mundësia Parlamentit që këto ndryshime të bëhen në Kodin Zgjedhor, pse jo dhe në Kodin Penal dhe Kodi i Procedurës Penale."Opozita nga ana tjetër ka një propozim konkret për dekriminalizmin, që ngrihet mbi atë që njihet si ligji Severino në Itali, nje propozim qe duket se shumica nuk do ta përkrahë.Ulsi Manja: "Ai ligj që avancon në konceptin e dënimit, pra në një farë kuptimi e shkel parimin e prezumimit të pafajsisë, vetëm përsai përket personave që duan të kandindojnë në pushtet vendor. Nëse komisioni i dekriminalizimit do të arrijë në një variant përfundimtar për tu votuar në parlament duhet të jetë uniform në zbatimin e atyre standardeve ligjore që do të aplikohen si në pushtetin vendor ashtu edhe në nivelin e një parlamenti."Manja, përsërit edhe një herë qendrimin e shumicës që dekriminalizmi të behet pjesë e reformës në drejtësi, por vetë demokratët përmes kryetarit të komsionit Oerd Bylykbashi e kanë përjashtuar ketë mundësi.Komisioni i Dekrimianlizimit zgjati afatin e kohëzgjatjes deri ne 31 dhejtor, për të arritur përmbushjen e  angashimit dypalesh por të kërkuar me insisitim edhe nga ndërkombëtarët./Oranews.tv/