Vrasje të dyfishtë në ’97, ekstradohet i dënuari me burgim të përjetshëm
Zyra Qëndrore e Interpol Tirana ekstradoi sot nga Greqia fqinje një 44-vjeçar nga Vlora i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.Fatmir (Gazmir) Zeneli ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim nr 148 datë 26.09.2000 me “Burgim të përjetshëm” , për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje” ,”Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje” .44-vjeçari vrau dy persona dhe plagosi një të tretë në hyrje të një bilardojeNgjarja e rëndë i përket vitit të errët ’97. Me 5 maj të këtij viti rreth orës 15.00, shtetasi Fatmir (Gazmir) Zeneli pasi ka konstatuar që personi ndaj të cilit, do hakmerrej ndodhej në afërsi të një bilardoje në hyrje të qytetit të Vlorës, ka ndaluar makinën dhe me automatikun që kishte me vete u nis në drejtim të viktimës Lutfi Hyseni i cili ndodhej në hyrje të bilardos.Viktima sapo ka parë “hasmin” të armatosur që vinte drejt tij, ka hyrë me nxitim në bilardo dhe u përpoq të mbrohej pas trupi të Agron Çeçit, ndërkohë që i pandehuri ka qëlluar me breshëri në drejtim të tij.Plumbat kanë goditur për vdekje shtetasit Lutfi Hyseni dhe Agron Çeçi, si dhe ka plagosur rëndë shtetasin e tretë, Durim Pulaj.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, në datën 30.03.2015 shtetasi Gazmir (Fatmir) Zeneli është arrestuar në territorin grek me qëllime ekstradimi drejt vendit tonë.