Kukës, Prefektura-banorëve: Parandaloni zjarret, dëmet e pariparueshme

Strukturat shtetërore në Kukës, u bëjnë thirrje banorëve që përfshin ky qark, të mos u vënë zjarrin pyjeve për të hapur kullotë, pasi dëmi i shkaktuar është i pariparueshëm. Në qarkun e Kukësit në dy muajt e fundit janë vërejtur 24 vatra zjarri, që në shumicën e rasteve kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur dhjetëra hektarë pyje.Kukës-Të paktën 24 raste zjarresh në pyje dhe banesa, janë shënuar në qarkun e Kukësit gjatë këtij  sezoni vere, shumica prej të cilave dyshohet të qëllimshëm, por nuk mungojnë dhe rastet nga pakujdesia.vatrat e zjarrit kanë sjellë shkatërrimin e dhjetëra hektarë masivesh pyjore, por edhe banesa të bashkëpunojnë për parandalimin dhe shuarjen e vatrave te zjarrit.Numri i lartë i rasteve të konstatuara kanë detyruar autoritetet shtetërore t'u bëjnë thirrje banorëve të banorëve të bashkëpunojnë për parandalimin dhe shuarjen e këtyre vatrave.Vetëm një ditë më parë një zjarr i përmasave të mëdha në lagjen Gostil, shkrumboi rreth 20 dynym me pemë frutore dhe kultura të tjera bujqësore.