Korçë, krijuan subjekte tregtare për shitje fiktive, 2 në pranga për 1.5 mln $
Prokuroria e Korçës ka urdhëruar arrestimin e dy personave pasi dyshohet se janë të përfshirë në një skemë mashtruese financiare duke iu shmangur detyrimet tatimore që kapin vlerën e 1.5 milionë dollarëve.Urdhëri për arrestim është dhënë për shtetasit Foto Kapurani dhe Dhimiter Metollari."Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Qendror dhe Drejtorinë e Policisë Korçë, ka rezultuar se shtetasi Foto Kapurani, administrator i disa kompanive të betonit “KAPURANI VJARA”, “KAPURANI TRANS”, “BEÇI COMPANY” dhe “FOUR BETON”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë,ka krijuar disa subjekte tregtare në QKR për të kryer shitje fiktive tek njëri-tjetri", thuhet ne njoftimin e Prokurorisë.Po ashtu sipas të njëjtave burime, në analizë të veprimeve hetimore, në periudhën 2011-2014, kompanitë nëpërmjet veprimeve fiktive, i janë shmangur detyrimeve tatimore në vlerë totale mbi 170 milionë lekë të reja (rreth 1.5 milionë dollarë).Ndërkohë, Prokuroria tha se po punohet për evidentimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë./Oranews.tv/