Elbasan, çdo ditë 80 fëmijë në Pediatri, mjekët: Kujdes nga i nxehti dhe ushqimet

Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës. Sipas mjekëve pediatër, cdo ditë paraqiten mesatarisht deri në 80 pacientë të vegjël, me shenja dehidratimi, temperaturë të lartë dhe helmim nga ushqimet e konsumuara.Elbasan-70-80 fëmijë paraqiten thuajse cdo ditë në spitalin pediatrik të Elbasanit me probleme  gastro-intestinale  nga virozat dhe me intoksikim nga ushqimet e konsumuara.Mjeku pediatër Edmond Laho rekomandon prindërit që të  përdorin ushqime të përgatitura në kushte shtëpie dhe të evitojnë fast food-et.Shumica e pacientëve të vegjël që paraqiten me temperaturë të lartë, dehidratim, bark e të vjella, pasi trajtohen me serume dërgohen në shtëpi. Mjekët apelojnë që të shmanget lëvizja në diell nga ora 11:00-16:00.