Protesta e Naftëtarëve në Ballsh, Ylli: Kontroll të detajuar për kushtet e punës
Inspektoriati i Punës ka urdhëruar kontroll të detajuar për kushtet e punës së punëtorëve në rafinerinë e naftës në Ballsh. Reagimi erdhi një ditë pas kronikës së transmetuar nga Ora News për protëstën e organizuar nga punëtorët.Kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli tha se një grup pune do të verifikojë nëse janë respektuar kushtet e punës sipas marrëveshjes ligjore. Po ashtu sipas Yllit do të inspektohet masat e marra për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve dhe nëse janë bërë analizat e fenolëve në gjak. Gjithashtu grupi i punës do të inspektojë edhe dhënien e pagës në kohë.Një ditë më parë Punonjësit e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh hynë në grevë pa afat në protestë për mosmarrjen e pagave prej dy muajsh dhe sigurimin e jetës.