Dëmtohet rruga nacionale, nga vaditja e fermerëve krijohen gropa të thella
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2015, 11:26
Marrja e ujit për vaditje nga banorët e zonës, ka dëmtuar shumë infrastrukturën rrugore të Klosit. në aksin nacionl Klos-bulqizë, gropat me ujë shkojnë deri në 1 metër thellësi, pasi rruga ka gjithmonë prezencë uji për shkak të vaditjes nga fermerët.Vaditja pa kriter e banorëve të fshatrave të Klosit, ka sjellë dëmtim të rrugës nacionale Klos-Bulqize. Në hyrje të qytetit, rruga është me gropa të mëdha me uje, sa të krijohet imazhi i rezervuarve të vegjel.Drejtuesit e mjeteve thonë se janë taksapagues te rregullt ndaj kërkojnë nga drejtoria e rrugeve te marrë masa për sistemin e këtij aksi.Shpeshherë kjo rrugë është bërë shkak për aksidente, edhe me pasojë vdekje.