Gjykata Speciale në Kosovë, opozita dërgon në Kushtetuese amendamentin
Partitë opozitare në Kosovë, AAK, Vetëvendosje dhe NISMA kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e amandamentit të ndryshimeve Kushtetuese që i hap rrugë krijimin të Gjykatës Speciale.Opozita në Prishtinë konsideron se është bërë shkelje e Kushtetutës me votimin e dytë, duke e rikthyer për herë të dytë në Kuvend.Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, duke folur në emër të opozitës pas depozitimit të kërkesës, tha se Qeveria duhet të reflektonte dhe ta merrte për bazë vendimin e 26 qershorit. Haxhiu ka shtuar se ky amendament e pezullon Kushtetutën e Kosovës."Qeveria duhet të reflektonte dje dhe ta merrte për baze vendimin e 26 qershorit.Ky amendament duhet të dërgohej fillimisht në Gjykatën Kushtetuese. Ky amendament pezullon Kushtetutën e Kosovës. Presim që Kushtetuesja të marr një vendim të duhur", ka thënë Haxhiu, raporton Indeksonline.Parlamenti në Prishtinë votoi dy javë më parë në favior të ndryshimeve kushtetuese që pritet t'i hapin rrugën themelimit të Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës.