Fergusoni në gjendje të jashtëzakonshme, plagoset një adoleshent me ngjyrë

Policia në Ferguson të Misurit në SHBA ka kryer disa arrestime në një kohë që në qytezë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Qyteza raportohet se është në një gjendje të tensionuar mbasi një adoleshent me ngjyrë u plagos rëndë pas një përleshjeje me armë zjarri me policinë të dielën. Ngjarja ndodhi teksa po mbahej një protestë për të përkujtuar një vjetorin e vdekjes së adoleshentit Majkëll Braun.I plagosuri, 18 vjeçari Tajron Herris, tashmë akuzohet nga prokurorët për sulm ndaj agjentëve policisë.Arrestimet e fundit u kryen gjatë natës pasi protestuesit bllokuan një korsi trafiku, në një zonë ku edhe më herët janë regjistruar trazira. Dëshmitarët thanë se një pjesë e protestuesve hodhën shishe me ujë ndaj oficerëve, por nuk ka patur raportime për dhunë. Ndërkohë, Guvernatori i Misurit Xhej Nikson ka bërë thirrje që protestat të jenë paqësore.Vrasja e Majkëll Braun në gusht të vitit 2014 shkaktoi një valë protestash antiraciste në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Agjenti i policisë që akuzohej për vrasjen u shpall i pafajshëm gjatë procesit hetimor