Pogradec, më 15 gusht do të konstituohet Këshilli Bashkiak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2015, 11:54
15 Gushti është vendosur data e konstituimit të Këshillit Bashkiak në Pogradec. Ky vendim është marrë me konsensus mes palëve politike.Ndërsa prefektura e Korçës ka ndarë ftesat për këshilltarët që do të jenë pjesëmarrës në konstituim ditën e shtunë.Ndërkaq një ditë me parë edhe LSI, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Petrit Vasili ka bërë thirrje që të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak pasi Pogradeci është në sezon turistik dhe mungesa e shërbimeve dëmton qytetin.