Shëngjin, në kërkim drejtori i OSHEE, urdhëroi rilidhjen e energjisë në hotel
Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim Drejtorin e OSSHE-së në këtë qytet Gjergj Malshi, ndërsa përgjegjësi i fililit të Shëngjinit dhe një elektriçist janë arrestuar në flagrancë me akuzen e shpërdorimit të detyres.Operacioni është zhvilluar nga blutë e Lezhës mëngjesin e së martes, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë Ladimir Shjefni 43-vjeç me detyrë përgjegjës i OSHE-së në zonën bregdetare të Shëngjinit si dhe elektriçisti i kësaj zone Pal Bakaj 53-vjeç. Ndërsa Drejtori i OSHE-së Gjergj Malshi 53-vjeç ka mundur që tju shpëtojë prangave të policisë duke u larguar, ndërsa po punohet për kapjen e tijë.Nga hetimet e kryera ku rezulton se përsonat e arrestuar me urdhër arbritar dhe të kundraligjshme nga Drejtori Gjergj Malshi kanë rilidhur energjinë të një hoteli në zonën e Kunes në Shëengjin në pronësi të shtetasit me iniciale K.P. Ka qenë specialistes e njesisë së task forces në Tiranë të cilët kanë konstatura këtë abuzim dhe më pas kanë nisur hetimet.Në lidhje me rastin në fjalë ka nisur një hetim i hollësishëm nga ana e policisë, ndërsa materialet në ngarkim të tre zyrtave të OSSHE-së i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” , “Lidhjes së paligjëshme të energjisë elektrike”, nenet 248 dhe 137 të Kodit Penal. Gjergj Malshi i cili është përfasues i Partisë Socialiste ëshët emeruar si drejtues i këtij insitucioni në muajin prill të këtij viti.