5 në pranga për trafik droge, sekuestrohen marijuanë, euro, lekë, automjete
Policia e Beratit shkatërron një grup kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotike.Finalizimi me sukses i operacionit antidrogë i koduar “Ballolli 2015” ka çuar në pranga 5 persona, të cilëve iu gjetën dhe sekuestruan marijuanë,euro, lekë dhe 2 automjete.“Më datë 28.07.2015, nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve, pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive , u finalizua me sukses Operacioni i koduar “Ballolli 2015”, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 5 shtetas: Gjatë operacionit u sekuestruar në cilësinë e provave materiale:6 thasë plasmas të mbushur me lëndë narkotike te dyshuar marijuanë me peshë rreth 20 kg, 2 automjete, 16 650 euro, 45.000 lekë të reja, si dhe 6 telefona celular”thuhet në njoftimin e policisë.Të arrestuarit janë:1.Berat Vladimir Selenica, 47 vjeç, banues në Berat,2.Mario Selamaj, 36 vjeç, banues në Urë Vajgurore,3.Taro Ahmeti, 25 vjeç, banues në Berat,4.Shpëtim Xhoxhaj, 35 vjeç, banues në Roskovec,5.Paqësor Selenica, 25 vjeç, banues në Berat.Ndalimi i 5 të arrestuareve erdhi si rezultat i hetimeve te kryera prej disa muajsh me metoda proaktive, ku keta shtetas hetoheshin për veprimtari kriminale në fushen e prodhimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.Gjatë mesditës së sotme në fshatin Drobonik këta shtetas u arrestuan në flagrancë duket kryer këtë vepër penale.Nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre personave, ndërsa materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.