Rëndohet akuza ndaj dy të rinjve shqiptarë:Vranë me paramendim Ismaelin
"Vrasja e 17-vjeçarit Ismaele Lulli, në komunën e Sant'Angleo in Vada në provincën e Pezarosë, nga dy shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema është një ekzekutim i paramenduar."Në këtë konkluzion ka arritur gjatë orëve të fundit Prokuroria e qytetit të Urbinit me hetuesen e çështjes prokuroren Irene Liliu.Rëndohet akuza ndaj dy shqiptarëve pas marrjes në pyetje të Ambera Salijit, e fejuara maqedonase e shqiptarit Igli Meta.Në celularin e saj janë gjetur dhjetra mesazhe të dërguara nga Igli Meta pak ditë para vrasjes së Ismaele Lullit."Ai është i vdekur", "do ta vras", "do ta paguaj shtrenjtë këtë që po bën", "nuk duhet t'i lejoj vetes të bëj këtë", shkruan Igli Meta në mesazhet dërguar të fejuarës së tij, pasi kjo e fundit i tregonte për ngacmimet e provokimet e shumta që kishte nga ana e viktimës.E kaq mjafton për autoritetet e drejtësisë italiane për të shtuar në akuzën e vrasjes së dy shqiptarëve dhe krimin e paramenduar nga ata."Nuk e imagjinoja kurrë se Igli do të bënte diçka të tillë, ka deklaruar Ambera Saliji.“Mendoja se kur shkruante këto mesazhe, ai nuk e kishte seriozisht. Igli është xheloz, por kurrë nuk i ka bërë keq askujt."Ndërkohë një investigim gazetaresk përhapur së fundmi në mediat italiane hedh hipotezën se në ekzekutimin e vrasjes të kenë marrë pjesë dhe persona të tjerë, përveç dy shqiptarëve të arrestuar.Baza e kësaj teze është ideja se për të lidhur një person të gjatë 1 metër e 80 cm siç ishte Ismaele Lulli, në kryqin e hekurt në mes të pyllit, duhen më shumë se dy persona.Fuqizohet kjo ide dhe nga letra e faljes, shkruar nga Igli Meta ndaj familjarëve të Isamele Lullit.Paragrafi i parë i saj shkruan: "Jam një nga djemtë që shkaktoi vdekjen e djalit tuaj...", duke lënë dyshimin e pjesëmarrjes jo vetëm të Marjo Memës në këtë vrasje.