McLaren ndalet në pistë, Alonso e shtyn deri tek bosket

McLaren ndalet në pistë dhe Fernando Alonso e shtyn atë deri në pitstop. Makina e spanjollit u ndal në pistën e Hungarisë, duke shkaktuar ndërprerje të castit garës. Piloti i Oviedo nuk hoqi dorë dhe filloi ta shtyjë McLaren e tij në një përpjekje për ta cuar atë në pitstop dhe pastaj ta dorëzonte te mekanikët. Manovra shkoi me sukses falë dhe ndërhyrjes së komisarëve të pistës që ndihmuan spanjollin, por McLaren ndejti e palëvizur në bokse dhe Alonso u eleminua.