Paris, policia hap zjarr mbi një makinë në sheshin ku po mbahet "Tour de France"
Policia franceze është vënë në kërkim të një personi i cili u përpoq të thyente kordonin e sigurisë së pistës së Turit të Francës në Champs-Élysées.Ngjarja ndodhi në mëngjesin e të dielës, ndërsa policia hapi edhe zjarr për të ndaluar shoferin, që mendohet të jetë i plagosur, por që iu shpëtoi forcave të rendit.Sipas autoriteteve të sigurisë në vend nuk ka asnjë të dhënë që të sugjerojë se ngjarja ka lidhje me ndonjë grupim terrorist dhe po konsiderohet si mosbindje ndaj policisë. Shoferi i mjetit, një Renault Tëingo, nuk pranoi të zbatonte urdhrin për të ndaluar, por nuk i është kundërpërgjigjur të shtënave të policisë, ndërsa nuk raportohet të ketë të lënduar mes civilëve.Ngjarja ndodhi pikërisht në ditën e fundit të Turit të Francës, ku çiklistët bëjnë xhiron përmbyllëse në kryeqytetin francez.Siguria është në maksimum në Paris dhe çdo incident në lidhje me sigurinë publike trajtohet me përparësi absolute, që prej sulmeve në rekdasinë e revistës Charlie Hebdo dhe një supermarket hebre, në janar të këtij viti, ku humbën jetën 17 vetë./Oranews.tv/