Specialja, pas Thaçit edhe Mustafa anulon pushimet e deputetëve
Duket se kjo verë do të jetë e nxehtë për deputetët e Kosovës. Pas Ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, edhe kryeministri Isa Mustafa, konfirmoi që ata nuk do të lejohen të mbyllin sezonin parlamentar pa votuar më parë formimin e Gjykatës Speciale, aq shumë të kundërshtuar.Mustafa:"Kemi kërkuar nga deputetët që të mos shkojnë në pushim para se të vendos Kuvendi për Gjykatën Speciale, përkatësisht para se ta riprocedojmë në Kuvend. Nuk mund të flasë për data, po iu flas për një përkushtim tonin që ajo çështje të kryhet dhe jemi të përkushtuar që të bëhet para pushimeve të Kuvendit".Në një përballje me gazetarët në Prishtinë, Mustafa u pyet edhe për marrëveshjen e policave të sigurimit kufitar me Serbinë, që nuk po gjen zbatimin nga pala serbe.Mustafa: "Nuk kemi anulim, suspendim të marrëveshjes. Serbia ka informuar se nuk është në gjendje që nga dita e sotme të implementojë marrëveshjen. Çdo vazhdim i dialogut ndërlidhet me kërkesën tonë që të bëhet implementimi i marrëveshjes ekzistuese, këtë e kemi biseduar edhe me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së të cilat fuqishëm na mbështesin në ketë pjesë".Mustafa foli gjithashtu në konferencë për buxhetin e shtetit, pakon e re fiskale që parashikohet të nxisë investimet vendase dhe të huaja, si dhe problemet e vendit me energjinë elektrike.