Tentativë vrasjeje në Tiranë, plumba makinës në “Hoxha Tahsin”, 1 i plagosur

Një 26 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një debati të çastit në një nga rrugët më të populluara në Tiranë. 

Xhevahir Shabani, 26 vjeç nga Miloti ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është qëlluar me armë nga dy persona me të cilët ka debatuar më parë. 

Të dhënat paraprake nga policia flasin për dy autorë. Rreth orës 14 e 47 minuta, në kryqëzimin e rrugës "Hoxha Tahsin", pranë një lokali, dy persona me motor janë afruar pranë një mjeti duke qëlluar mbi drejtuesin e tij. 

26 vjeçari ka mbetur i plagosur ndërsa autorët janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes. 

I plagosuri u dërgua në spitalin e traumes ku iu nënshtrua një ndëryrje kirurgjikale. 

Identifikohet targa e motorit -Në kapjen e autorëve është përfshirë dhe policia rrugore e cila falë dëshmive ka mundur të siguronte informacion mbi llojin e mjetit si dhe targën e tij. 

Policia leviz makinen nga vendi i ngjarjes- Në orën 15:00 policia lëzivi makinën nga vendngjarja për të mos prishur provat hetimore pasi kanë nisur disa pika shiu.

LEXO: I arrestuari për vrasjen në Linzë, i dyshuar edhe për plagosjen në “Hoxha Tahsim”