Shpërthim në fabrikën e fishekzjarreve në Bari, 4 të vdekur, 6 plagosen/ FOTO- VIDEO
4 të vdekur e 6 të plagosur, dy prej të cilëve në gjëndje mjaft të rëndë, është deri më tani, bilanci i një shpërthimi të ndodhur sot në një fabrikë fishekjarresh të firmësh "Buscella" në lagjen Modunjo në hyrje të qytetit të Barit, në Itali.Sipas dëshmitarëve shpërthimi i cili ka ndodhur rreth orës 12.30, ka qënë mjaft i fuqishëm dhe në momentin e tij në fabrikë gjëndeshin pronarët e saj si dhe rreth 10 punonjës. Zjarri ka përfshirë jo vetëm fabrikën por dhe ambientin e personat përreth saj.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit dhe reparti i shuarjes së zjarrit. Flakët e fuqishmë kanë detyruar ndërhyrjen e dy helikopterëve ushtarakë për hedhjen e ujit nga lart e ndalimin e përhapjes së zjarrit në rrethinat përreth fabrikës.Ka mbërritur në vendngjarje dhe prokurori i qyteit të Barit, Xhuzepe Volpe i cili i ka deklaruar për mediat se do të duhen të paktën 24 orë për të pasur bilancin zyrtar të kësaj ngjarje tragjike.Në gërmadhat ku dikur ngrihej fabrika po gërmohet ende për gjetjen e personave të tjerë, ndërs të plagosurit po i nënshtrohen ndërhyrjes mjekësore në spitalin e qytetit.Ndërkohë një grup hetimor po punon për gjetjen e shkaqeve të këtij shpërthimi. Sipas dëshmive të para flitet se shpërthimi ka ndodhur në momentin e ngarkimit të një furgoni me materiale piroteknike për realizimin e efekteve speciale në festën zyrtare të qytetit të Barit, që do të zhvillohet ditët e ardhshme. Temperaturat e larta të motit mund të kenë ndikuar në këtë shpërthim.
/Oranews.tv/