Pilotët e "Alitalia" në grevë 24 orëshe, anulohen qindra fluturime

Organizata sindikale e Agjensisë italiane të fluturimeve "Alitalia" ka deklaruar sot nisjen e një proteste në formën e një grevë 24 orëshe të pilotëve e asistentëvë të saj të fluturimit. Gjatë ditës janë anulluar rreth 15 % të udhëtimeve duke konfirmuar vetëm fluturimet e gjata, shumë orëshe në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut, Lindjen e Mesme etj.Kaos e pakënaqësi të shumta të pasegjerëve ka pasur gjatë dtës së sotme në aeroportin qëndror të Romës, Leonardo da Vinci në Fiumicino, ku deri më tani janë regjitstruar rreth 60 fluturime të anulluara.Zyra e shtypit të sindikatës ka informuar se kanë kontaktuar me shumicën e mundshme të pasagjerëve duke i garantuar një tjetër mundësi udhëtimi apo rimborsimin e parave të biletës për ata që nuk duan të udhëtojnë më.Në një komunikatë të shpërndarë për mediat organizata sindikale e Alitalias ka shpjeguar arsyet e këaj proteste lidhur me mungesën e përgjigjeve nga drejtuesit e kësaj shoqërie mbi fatin e vendit të punës për dhjetra pilotë e asistentë fluturimesh lidhur me kontrantë skadence në muajin shkurt të 2016.Gjithashtu sipas zërave të brendshme parashikohet se gjatë 2016, do të pushohe nga puna rreth 1 mijë punonjës të tjerë të këssaj shoqërie.Një tjetër arsye e kësaj greve është solidariteti ndaj situatës së kolegëve të tyre të fluturimeve të linjës kombëtare të Alitalais, ngarkuar shoqërisë CityLinear, të cilët kanë kontrata pune në kushte ekonomike e mbrojtëse mjaft reduktive.Drejtuesit e kësaj shoqërie fluturimesh e kanë konsideruar grevën 24 orëshe si të pamotivuar me pretekse bazuar në fantazi e pa asnjë përmbajtje të vërtetë.Krerët e Alitalias mohojnë hipotezën e heqjes së mundshme nga puna të mbi 1000 punonjësve të saj, duke e cilësuar këtë akt sindikalist si të parespektueshëm ndaj pasagjerëve e kolegëve të Alitalias, por dhe ndaj të gjithë sistemit të transportit në Itali.Enti Kombëtar për Aviacioni Civil në Itali ka njoftuar se janë garantuar fluturimet nga ora 7.00-10.00 në mëngjesin e sotëm e prej orës 18.00- 21.00 të mbrëmjes./Oranews.tv/