Tirana "thahet" për ujë, në disa zona mungon edhe energjia elektrike

Uji i pijshëm mungon në zonat më të populluara të kryeqytetit si Komuna e Parisit, Kombinat, Unaza e Re dhe Yzberisht. Sipas UKT shkak është bërë edhe rënia e prurjeve të Selitës. UKT u kërkon qytetarëve që të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm, ndërsa banorët krahas kësaj mungese kanë ndeshur edhe kufizime të energjisë elektrike.Zonat më të populluara të Tiranës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Situata paraqitet problematike gjatë verës, duke u lënë të vetmen zgjidhje banorëve, blerjen e ujit.Këshillitari për marrëdhëniet me publikun në UKT, Ilir Hoxha, tregon hartën ku ka probleme të furnizmit me ujë të pijshëm.5“Zonat të cilat janë përballur me probleme këtë periudhë janë Komuna e Parisit, Liqeni i Thatë, Kthesa e Kamzës, Unaza e Re, pjesërisht Yzberishti dhe Kombinati dhe duke filluar prej dy ditësh për shkak të rënies së prurjeve të Selitës ka pasur probleme edhe në zonën e Saukut”.Por si do te jete situata gjatë muajve në vijim?“Situata pritet të zgjasë për sakohë thatësira do të jetë në këto nivele. Gjithsesi ne përveç mesazhit për kursimin e ujit, po mundohemi të jemi afër qytetarëve përmes furnizimit me bote. Janë rreth 50 bote në ditë të cilat shpërndahen nga UKT në zonat më problematike të Tiranës”.Kryeqytetasit nuk vuajnë vetëm mungesën e ujit të pijshëm. Në zonën e Yzberishtit për më shumë se 12 orë nuk ka patur edhe energji elektrike, ndërsa kufizime me disa ore ka patur edhe në zonën e Zogut të Zi, në zonën e ish-Bllokut dhe në atë të Freskut.OSHE sqaron për Ora News se në Yzberisht ka patur dëmtime të rrjetit 20 kilovolt nga një kompani që po kryen punime në rrugë, ndërsa arsyeja e mungesës për zona të tjera lidhet me remontet pas defekteve.