Unaza energjitike e jugut, Rama: Zgjidhim problemin e korentit për bregdetin

Ndërtimi i unazës energjitike të jugut do ti japë fund një herë e mirë problemeve të furnizimit me energji elektrike në mbarë bregdetin.Siguria është dhënë sot gjatë inspektimeve të punimeve për ndërtimin e linjës elektrike 100 kv Babicë-Sarandë nga kryeministri Edi Rama.Edi Rama: “Ta mbyllim këtë historinë e korentit se u meruat gjithë këto vjet. Do ta mbyllim këtë ne. Kjo linja do ta mbylli gjithë problemin që ka gjithë bregdeti”.Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, u shpreh se brenda 2 vitesh e gjithë zona turistike e jugut nuk do të ketë më asnjë problem për furnizimin me energji.Damian Gjiknuri: “Unë mendoj që brenda 2 vjetësh bregdeti jonë do të ketë një furnizim energjie me standarde bashkohore dhe nuk do të ketë më probleme. Kështu që do të jetë e gjithë infrastruktura bazë për zhvillimin e turizmit”.Në këtë segment 109 km, pjesë e unazës energjitike të jugut, do të investohen 11 mln euro që synojnë zëvëndësimin e rrjetit të amortizuar dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit.