Ligji i ri i turizmit, PS dhe PD debate për proçedurat e shqyrtimit në Komision
Shumica dhe opozita debatuan ashpër në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese që u mbajt me dyer të mbyllura. Debati u përqëndrua në proçedurat e ndjekura në një mbledhje të menjëhershme gjatë diskutimit të projektligjit të ri për turizmin në të cilën opozita tha se nuk ishte njoftuar.Deputetet e shumicës dhe opozitës, pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Komisonit të Veprimtarisë Prodhuese paralajmëruan një debat të fortë në seancën e fundit plenare, ku pritet të diskutohet vetëm një projektligj: ai i turizimit.Ligji, është miratuar të martën në Komision, por palët ndahen për proçedurat që janë ndjekur, çka detyroi një mbledhje ballafaquese të premten për të cilën opozita tha se nuk ishte njoftuar.Genc Ruli: “Ne nuk lajmërohemi kur bëhet një mbledhje urgjente e Komisionit, por pa lajmëruar asnjë nga deputetët e opozitës kë shtu që edhe këtë mbledhje morën pjesë vetëm pjesërisht, sa deklaruam qëndrimin tonë”.Eduart Shalsi: “Mbledhja e sotme e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Tregtisë dhe Mjedisit është thirrur pas mbledhjes së djeshme të konferencës së kryetarëve për të sqaruar se çfarë ka ngjarë gjatë miratimit të ligjit të turizmit”.Opozita paralajmëroi votën kundër në seancën e së hënës për ligjin, ndërsa shumica tha se mirëpret edhe në shtator amandamentet e demokratëve.Genc Ruli: “Ne nuk e votojmë këtë ligj sepse ligji në vetvete është varianti që erdhi. Nuk ishte i përshtatshëm për tu miratuar, por më tepër të legjitimojmë një proçedurë komplet të pasinqertë”.Artan Gaci: “Asnjë nuk e ndalon as deputetët e opozitës, as deputetët e maxhorancës që në shtator të paraqesin amendime dhe ti kalojnë. Nuk mund të mbahet peng një ligj,një reformë kaq e rëndësishme në sektorin e turizmit për 2,3 amendime”.Ligji i ri për turizmin parashikon ngritjen pranë prefekturave të komiteteve rajonale të zhvillimit të turizmit,lehtësi fiskale dhe klasifikimin e strukturave akomoduese të tursistëve me asistencën e një kompanie të huaj.