Kriza greke prek bizneset shqiptare në jug të vendit

Kriza greke prek bizneset shqiptare në jug të vendit. Përfaqësues të ndërmarrjeve që kanë lidheje tregtare me shtetit helen, shprehen se tashmë tregu i shitjeve është kufizuar.Albert Jorgji pronar i një agjensie imobilare shprehet se buxheti i emigranteve që vinë nga Greqia, aktualisht është i limituar.Pronar i një agjensie imobilare Albert Jorgji:Për Sarandën dhe Gjirokastrën është i drejtpërdrejtë. Unë duke pas një zyrë imobilare tregu i shitjeve të tyre është kufizuar është i prerë në mënyrë drastike. Nëse një bashkqytetari i joni vjen nga Greqia me pushime 15 ose 30 ditë, nëse më parë kishte një shumë të caktuar 500 ose 1000 euro, ai sivjet i ka reduktuar ato në 200 euro. Kjo ndikon indirekt të trgun e brendshmë të Sarandës”Arben Cipa, pronar i një agjensie turistike në qytetin e Sarandës shprehet se vizitat e emigrantëve që vinë nga Greqia, janë në nivelet me të ulëta.Pronar i një agjensie turistike, Arben Cipa:Ne vazhdojmë rregullisht programet tona për turistët të cilët na vizitojnë. Por në mënyrë indirekte ndihet kriza greke me shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi. Kjo është e dukshme që sivjet është në nivelin zero.”Veç kompanive imobilare dhe agjensive turistike edhe  kompanitë e prodhimit të veshjeve, që punojnë për klientë grekë, kanë filluar të përballen me mungesën e pagesave.