Plagosën me armë 19-vjeçarin pas sherrit tek servisi, arrestohen 2 vëllezër

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit Xh.P në Shkozet.Të arrestuarit janë dy vëllezërit Endri dhe S. Lushtaku 20 dhe 16 vjeç banues në Shkozet.Ngjarja u regjistrua mesditën e sotme në oborrin e një servisi automjetesh në lagjen numër 14 Shkozet Durrës, në oborrin e një servisi automjetesh.I plagosuri dhe dy vëllezërit Lushtaku janë takuar rastësisht pranë një servisi, por pas konfliktit verbal mes tyre ngjarja ka degraduar në përdorimin e armëve.Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ata kanë nisur të debatojnë mes njëri-tjetrit, ndërsa më pas njeri prej tyre ka  qëlluar me një plumb në bark Xh. P.Banorë të zonës kanë transportuar për në urgjencën e spitalit të plagosurin, i cili sipas njoftimit të policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Blutë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete.Polica dyshon se shkak për plagosjen është bërë një konflikt i mbartuar mes dy të rinjve, i nisur katër muaji më parë për motive të dobëta.Ndërkohë materialet në ngarkim të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”në bashkëpunim.Në Sarandë 20 vjeçari plagosi me thikë 2 të rinjEdhe në Sarandë ka ndodhur një plagosje. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin: Aleksandër Mehmetaj, 20-vjeç, banues në lagjen Nr.3, Sarandë pasi dje gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka plagosur lehtë në trup me mjet mprehës (thikë), shtetasit: S.H.,-17 vjeç dhe H.V.,- 20 vjeç, të cilët morën mjekim në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën./Oranews.tv/