Turqia i shpall luftë ISIS, i shkatërron rrjetin xhihadist, bombardon në kufi me Sirinë
Tv shtetëror turk ka bërë të ditur se avionë luftarakë të Ankarasë kanë goditur trupat e ISIS në kufi me Sirinë, duke shkatërruar të gjithë objektivat. Teksa policia turke ka arrestuar mbi 290 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste.Mbi 290 te arrestuar ne Turqi- Sakaq lufta kundër terorizmit është ashpërsuar brenda kufijve të Turqisë, ku në 24 orë u bastisën 140 banesa dhe u arrestuan mbi 291 persona, operacion ky i kryer nga 5 mijë oficerë të rendit në Ankara, Stmaboll, Izmir dhe në provincat në kufi me Sirinë.Në pranga kanë përfunduar përkrahës të shtetit islamik ISIS por dhe kurd simpatizantë të forcës politike të PKK (Partia e Punonjësve Kurd).Davutoglu konfirmon operacionin - Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka konfirmuar se në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 5 mijë agjentë të policisë të pajisur me helikopterë e armatime speciale, janë bërë kontrolle në 26 lagje të Stambollit, në 13 provinca turke, e në mbi 140 ndërtesa të dyshuara se mikpritnin simpatizantë të shtetit islamik ISIS, xhihadistë e anëtarë të forcave kurde të PKK.Personat janë arrestuar nën akuzën e bashkëpunimit me organizata terrorriste.Vritet nje grua- Gjatë operacionit ka mbetur e vrarë një grua, pjestare e frontit revolucionar të DHKP-c (Partisë Marksiste-leniniste të Turqisë), konsideruar nga qeveria turke si forca përgjegjëse e një sërë antentatsh të kryera së fundmi në vend.Policia turke pohon se gruaja është vrarë pas rezistencës së saj për moslejjimin e kontrollit të shtëpisë në lagjen Bagcilar, nga forcat e rendit.35 xhihadiste te vrare- Tv shtetëror turk ka bërë të ditur se avionë luftarakë të Ankarasë kanë goditur trupat e ISIS në kufi me Sirinë, duke shkatërruar të gjithë objektivat. Për operacionin është informuar dhe regjimi i Assad ndërsa kanë mbetur të vdekur të paktën 35 xhihadistë. Sipas mediave vendase, avionët e Turqisë kanë kryer sulmet në qytetin kufitar të Havarit.Avionet F 16- 3 avionët luftarakë F-16 u nisën nga një bazë ajrorë në Diyarbakir dhe përdorën bomba për të qëlluar 3 objektivat të ISIL përtej kufirit turk në provincën e Kilit pa hyrë në hapsirën ajrore të Sirisë.Sulmi erdhi si pasojë e një zjarri ditën e enjte në zonën e kalimit të kufirit ku forcat turke dhe ato të ISlanë një militant dhe një ushtar të vdekur.Turqia lejon avionet e SHBA-se- Ndërkohë pas një marrëveshje të arritur nëpërmjet një bisede telefonike mes presidentit të Turqisë Rexhep Tahip Erdogan dhe presidentit amerikan Barak Obama, Ankaraja ka vendosur të lejojë Shtetet e Bashkuara të pëdorin bazën ajrore Incirlik për të kryer sulme kundër ekstremistëve islamikë.Sulmet ajrore dhe arrestimet vijnë pas masakrës së Surucit, ku humbën jetën 32 persona dhe vrasjes së dy policëve turq një ditë më pas./Oranews.tv/