PD: Harta e Shqipërisë po merr ngjyrën e drogës, Rama frymëzuesi

Partia Demokratike ka akuzuar maxhorancën qeverisëse se po zhyt vendin në një spirale kriminale duke lejuar që në Shqipëri të lulëzojë kultivimi i drogës.Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat, Gent Strazimiri akuzoi kryeministri Rama si frymëzues kryesor të fushatës së drogës.“Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, harta e Shqipërisë po merr ngjyrën e drogës. Kjo politike narko-enveriste e Edi Ramës po gërryen vendin duke e futur në një spirale kriminale që do kërkojë shumë kohë e mund për ta nxjerrë jashtë e për ta shpëtuar. Fakti është se kultivimi masiv në çdo cep të vendit ndodh me bekimin e qeverisë, me lejimin e këtij biznesi kriminal për kapot e lidhur me mazhorancën. Nuk ka dyshim se frymezuesi kryesor i kësaj fushate droge është vetë Kryeministri” -tha StrazimiriStrazimiri nënvizoi se “ Ajo që bie në sy veçanërisht lulëzimi i madh i drogës në territoret e bashkitë ku kanë marrë pushtetin trafikantët e njohur, si në Krujë, Tepelenë, Malësi e Madhe. Në shumë territore, tashmë, janë zgjedhur baronët lokalë, të përzgjedhurit e të besuarit e Edi Ramës. “Deputeti dekokrat tha se Ministria e Brendshme së bashku me Policinë e Shtetit po bejnë propagandë falco për fidanët e kapur, ndërsa kontrabandistët e vërtetë janë personat të cilët kanë dhenë kontribut tek fushata e Partisë Socialiste.“Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur pushtimi masiv i vendit nga kanabisi siç po ndodh nën këtë qeverisje, me mbikqyrjen e Ministrit të Brendshëm. Është e qartë se njerezit refuzojnë me përbuzje propagandën false e mashtruese të fidanëve e disa rrënjëve që nxjerr qeveria në ekran gjoja si sukses të luftës ndaj drogës. Ndërkohë, zgjidhet të bëhen koka turku cironkat e këtij trafiku, për të mbuluar kokat e mëdha të kanabisit dhe personat me “kontribut” në fushatën e fundit elektorale, të cilët paraprakisht kanë marrë garanci prej shtetit dhe krimit që e drejton.”Strazimiri përfundoi fjalën e tij duke thënë se “Partia Demokratike nuk do lejojë që droga të kthehet në model, rend, e sundim. Bashkë me shqiptarët do pastrojmë Shqipërinë nga droga e trafikantët e vërtetë që gjendën në parlament e në qeveri.”/oranews.tv/