Arsimi profesional, Ministria e Mirëqenies Sociale marrëveshje me Italinë

Shqipëria dhe Italia do të bashkëpunojnë në arsimin professional.Marrëveshja e firmosur mes ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi dhe ambasadorit italian në Shqipëri Masimo Gaiani, u mundëson të rinjve shkodranë kualifikim dhe më pas punësim në fushën elektronikë e mekanikë.Të rinjtë e qytetit të Shkodrës do të kenë mundësinë që për një periudhë dy vjeçare të kualifikohen e më pas punësohen në fushën e mekanikës dhe elektronikës.Kjo falë marrëveshjes së nënshkruar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Ambasadës Italiane për zbatimin e projektit  "MECAVET".Për ministrin Blendi Klosi marrëveshja është një mundësi e mirë për Shqipërinë për të parë  sesi funksionon arsimi professional në Itali.Blendi Klosi:Ajo që për ne vazhdon të jetë një ndër prioritetet më të mëdhaja është edukimi profesional. Do doja shumë që ky edukim profesional të kishte një dimesion të fortë edhe nga tradita italiane”Ministri i Rajonit Emilia-Romagna, Patrizio Bianchi, vlerësoi bashkëpunimin me vendin dhe theksoi se është i gatshëm të ofrojë eksperiencën e tij në arsimin profesional:Patrizio Bianchi: " Jemi gati të vëmë në dispozicion eksperiencën tonë, njerëzit tanë, institucionet tona, sepse jemi të bindur se ky është një bashkëpunim themelor për forcimin e marrëdhënieve tona në një kuadër të përbashkët evropian"Projekti që mundëson kjo marrëveshje kap një vlerë prej rreth 450 mijë eurosh dhe financohet nga programi italo-shqiptar i konveritmit të borxhit./oranews.tv/