Panelet e lashta të fisit maja

Panelet e lashtë të fisit Maja të shekullit të shtatë janë zbuluar në veri të Guatemalës, duke hedhur dritë mbi qytetërimin misterioz.Tre panelet e lashta Majane u gjetën në vendet arkeologjike La Corona dhe El Achiotal në muajin maj. Më e madhja prej tyre ishte një metër e lartë dhe kishte shkrime të gdhendura të fisit Maja. Një ekspert i zbulimeve arkeologjike foli për dy panele të tjera."Nga gërmimet zbuluam dy panele hieroglifike, dy panele guri rreth 40 cm të gjatë dhe rreth 30 cm të lartë që janë të gdhendur me hieroglife, dhe në një prej tyre është imazhi i një mbreti që vallëzon. Këto Panele janë ruajtur tepër mirë, duke qenë se janë gati 1300 deri në 1400 vjet të vjetra. Jemi jashtëzakonisht të habitur dhe të ngazëllyer për faktin se si është ruajtur çdo detaj i tyre. " tha bashkë-drejtuesi i Projektit Arkeologjik La Corona, Marcelo Canuto.Tani, veprat janë zhvendosur në Guatemala për kërkime të mëtejshme.Në mesin e informatave të rëndësishme që janë gdhendur mbi panele janë argumentet në lidhje me transferimet e pushtetit Majan."Ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne, sepse na japin informacion shumë të detajuar se si një sundimtar i fisit Maja bëhet mbret. Na tregon një proces hap pas hapi se si një mbret, i cili për një periudhë prej dy vjetësh nuk është më anëtar i dinastisë mbretërore dhe pastaj bëhet mbret i vendit. Ky është një informacion interesant tejet i detajuar dhe shpesh nuk shtjellohet me shumë detaje në tekstet e tjera. Pra, në La Corona marrim informacione të detajuara që zakonisht nuk gjenden në tekste, "tha Canuto.Perandoria e fuqishme e fisit Maja arriti kulmin e saj rreth 250 dhe 950 p.e r. Kjo njihet si periudha e saj klasike. Ajo shtriu ndikimin e saj në atë që në ditët e sotme është Guatemala, Honduras dhe El Salvadori perëndimor.Kulmin e saj e arriti në shekullin e tetë me një popullsi prej rreth 15 milion banorësh. Ndër përparimet e tjera perandoria e lashtë kishte hartuar një kalendar të saktë dhe lëvizjet astronomike./oranews.tv/