Gjyshja ikën nga shpia, shkon të bëjë tatuazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2015, 08:58
Një gjyshe e cila u zhduk nga shtëpia e saj shkoi në një sallon tatuazhi. Rebelja Sadie Sellers u zhduk për të marrë tatuazhin e saj të parë në moshën e madhe 79 vjece.Gjyshja e 11 nipërve iku pa lajmëruar dikë dhe iu bashkua mbesës së saj Samantha tek studioja e tatuazheve.Djali Tony Sellers u hutua kur mbërriti në shtëpi për vizitën e tij të përditshme për të parë nënën e tij kur zbuloi se karroca ku ajo qëndronte ishte bosh në dhomën e saj.Ai e kërkoi nënën e tij në 76 studio tatuazhesh në Londonderry të Irlandës së veriut.Kur gjyshja Sadie u pyet se cfarë do të mendonte familja e saj për tatuazhin, ajo iu përgjigj: “S’më plas fare”.
/oranews.tv/