Nëndetëse private, Lodra më e fundit e dizenjuar për miliarderët

Inxhinieri John Ramsey po harton me kujdes një skicë për nëndetësen që do mund të arrijë 5 pikat më të thella të Oqeanit.43 vjeçari po dizenjon në parkun e plazhit Vero në Florida nëndetësen me të cilën çdokush mund të bëjë privatisht një studim nën ujë.Kleçka? Është një anije personale për një miliarder."Do të jetë një ndryshim global në industrinë e mjeteve të transportit"-tha Ramsay.Nëndetëses me vlerë prej 25 milionë dollarë do i duhen 6 muaj për tu hartuar dhe 2 vjet për tu ndërtuar nga Triton Submarines."Askush nuk ka ndërtuar një anije që është përdorur herë pas here në këtë lloj thellësish,por këtë po përpiqemi të arrijmë ne"-shtoi John Ramsey."Kjo nuk është thjesht një përpjekje për të shkuar aty ku askush nuk ka qënë më parë. Kjo nëndetëse do të shkoje aty ku asnjeri nuk ka qënë dhe ai person do rikthehet për të na treguar më shume në lidhje me të.-shprehet i bindur Charles Kohnen pronar i kompanisë ndërtuese Seamagine Hydrospace Crop në Kaliforni.