Festa e Kastravecit, Rusët festë dhe alkool në kufi me Ukrahinën
Fermerët rusë u mblodhën pranë kufirit me Ukrainën për të festuar Ditën e Kastravecit në një festival të veçantë për këtë ditë. Festa u organizua në fshatin Bagaevskaya, 40 km nga qyteti Rostov on Don.Nën ritmin e muzikës tradicionale të luajtur nga banda amatore, vizitorët po shëtisnin midis tavolinave të mbushura me kastravecë të freskët.Sipas fermerëve, rreth 100 receta të ndryshme për marinimin dhe gatimitn e kastravecit u prezantuan në panair. Adhuruesit e kastravecit ishin të lumtur me shijen e tij."Ka lloje të ndryshme të kastravecit të marinuar dhe kastravecit turshi. Unë i marinoj dhe i bëj turshi shumë mirë. I kam provuar të gjitha këtu dhe kanë shije të ndryshme. Edhe të miat janë të ndryshme. Kastraveci im është i veçantë. Kjo ndoshta sepse unë jam mësuar me të. Edhe këto janë shumë të shijshme. Më pëlqen shumë pjesa e brendshme e perimeve"- tha një vizitor i festivalit.Ndërkohë u mbajt një seminar i veçantë për kastravecin , ku publiku mund të mësonte se si të bëjnë një pjatë tradicionale ruse, e cila konsiderohet të jetë shoqëruesja kryesore për të pirë vodka. Gratë e kësaj zone, të cilat njihen për mikëpritjen e tyre, shpjeguan se sa përkujdesen për të mbjellë kastravecët."Pasi marrim farat, i mbjellim ato në tokë. Ne i ujisim dhe heqim barërat e këqija. Dhe kështu u rrit ky kastravec i bukur" tha një nga pjesmarrës në festival.Banorët e kësaj zone i kanë shërbyer carëve Rusë në kufijtë e perandorisë së tyre dhe të jetonin në liri relative, por u persekutuan më pas në epokën sovjetike.Duke mos qënë as pjesë e policisë dhe as pjesë e ushtrisë, ata kanë gëzuar një ringjallje të shpejtë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, duke u bërë një forcë sociale konservatore dhe u ftuan nga zyrtarët lokalë të bashkojnë përpjekjet e tyre për të rritur sigurinë. Patriotizmi i tyre Ortodoks është bërë i njohur nga Putin, por kritikët i akuzojnë për nacionalizëm të egër. Gjithsesi, ata ende i duan trangujt e tyre.