Burri vë në lotari Porschen e gruas së tij për 150 paund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2015, 08:15
Një burrë nisi një lotari prej 150 paundësh që Porsche e gruas së tij të fitohej sepse ai thotë se makina është shumë e shpejtë për të.Andi Love, 33 vjec, i premtoi gruas së tij Leanne se do i blinte makinën tip Porsche Cayenne S 4.5 V8 të zi kur ata u takuan për herë të parë 15 vjet më parë.Ajo e dashuronte makinën në fillim, por një herë kur doli në autostradë ishte tepër e shqetësuar pasi ishte shumë makinë e fuqishme për të.Duke e patur në pronësi vetëm për disa muaj, Andi fillimish u përpoq për ta shitur por klientët që dëshironin ta blinin ofronin më pak se sa ajo vlente.Kështu ai goditi me idenë e dhënies së makinës në një lotari, ku fituesi mund ta merrte atë falas nëse fitonte. Hyrja në lotari kushton 150 paund.
/oranews.tv/