Australia kampione e botës në futboll robotësh!
Dy pasime dhe gol! Austrialia fiton Kupën e Botës në futboll për robotë! Kangurët elektronikë fituan edicionin e 19-të të RoboCup, zhvilluar në Kinë këtë javë, në një kompeticion mes skuadrave më të mira të botës, ndërtuar nga teknikët më të talentuar.Kompeticoni, tashmë pranë dekadës së dytë, sa vjen e përmirësohet në cilësi.Këtë vit 300 skuadra nga 47 shtete morën pjesë, duke vërtetuar më së miri etjen e globit për teknologjinë.E veçanta e këtij viti ishte se robotët pjesmarrës në kompeticionin kryesor, ishin krejtësisht të pavarur në fushën e lojës pasi binte bilbili, pasi skuadrat e programuesve nuk lejoheshin të ndërhynin."Ata arrijnë të dallojnë njeri-tjetrin në fushën e blertë, si dhe topin. Dhe mund të marrin vendime. Robotët përpiqen të pozicionohen në fushë dhe ai që është më pranë topit afrohet i pari për ta pasuar apo goditur në rrjetë", thotë Shon Herris, një prej programuesve të skuadrës fituese australiane nga Universiteti i Nju Sauth Uellsit.Synimi i këtij kompeticioni është inkurajimi dhe zhvillimi i teknologjisë robotike deri në nivelet që një robot të arrijë të mposhtë edhe njerëzit, edhe pse ky objektiv është vendosur për t'u realizuar brenda gjysmës së parë të shekullit që jetojmë.E megjithëse robotët e këtij viti nuk janë ende në atë nivel, publiku duket se është i kënaqur.