Kur fëmijët nuk duan të flenë vetëm
Për disa fëmijë dëshira për të fjetur në shtratin e prindërve të tyre shfaqet që ne fëmijëri deri në adoleshencë. Por Cfarë mund të bëjnë prindërit?Disa fëmijë flenë gjatë gjithë natës por janë me pakicë.Është e natyrshme për bebet dhe fëmijët që duan të flenë me prindërit pasi është e vërtetuar nga gjitarët të cilët janë gjithmonë të varur nga prindërit e tyre."Kjo lloj varësie nuk është fjalë e keqe, përkundrazi është e doemosdoshme për të maksimizuar zhvillimin e shëndetshëm te njeriu dhe është veçanërisht kritike te foshnjet që lindin me zhvillim të vonuar mendor."-deklaron një studiues i Baby Behavioural Sleep Laboratory në universitetin amerikan 'Notre Dame".Derisa mbushin 6 vjeç, cikli i gjumit te fëmijët është më i shkurtër sesa te të rriturit, rreth 60 minuta dhe jo 90 apo 100 minuta.Nëse hulumtoni në internet do të shihni se shumë fëmijë por edhe prindër ndjehen në ankth që nuk mund të flenë dot vetëm.Nëse mendoni se fëmijët tuaj e kanë kaluar moshën për të fjetur në shtrat me ju është e këshillueshme ti vendosni ata në një krevat në dhomën tuaj pasi i sjell ata më afër me sigurinë që kërkojnë.Për disa adoleshentë mund të tregojë një shenjë palumturie. Ndoshta e tallin në shkollë prandaj gjatë natës gjejnë mbështetjedhe ngrohtësi duke fjetur pranë jush ose lidhja e tyre e parë e dashurisë ka përfunduar duke i bërë të ndjehen të braktisur.Në rastin e adoleshentëve është mirë që të përpiqeni të zbuloni se pse duan të flenë në të njejtin shtrat me ju por duke u treguar të kujdesshëm.Ata mund t'iu akuzojnë ju se jeni egoist apo nuk i doni mjaftueshëm, ndoshta dhe i urreni.Nëse keni një adoleshent mos i largoni nga dhoma juaj por mund ti sugjeroni atyre një plan që të shkojnë në shtratin e tyre në një orë të caktuar.Ju mund të zgjidhni të flini në krevatin e tyre derisa ata të mësohen dhe më pas mund të ktheheni në dhomën tuaj. Kjo është një mënyrë e butë derisa fëmija juaj të shkëputet plotësishtnga shtrati juaj.