Brenda mendjes së një adoleshenti: Një guidë për prindërit

Nuk ka një prind që nuk e ka degjuar ndonjëhere frazën "të urrej" apo "po më shkatërron jetën" nga fëmija i tyre adoleshent. Por sjellja e adoleshentëve mund të përkeqësohet nëse nuk kuptoni ndryshimet në trurin e tyre që shkaktojnë këto shpërthime.Instituti i Max Planck i Berlinit jep 5 këshilla se si mund të shpëtoni mardhënien me fëmijën tuaj adoleshent:1.      Mjaft e pyetët "Cfarë nuk shkon me ty?"Kjo është një pyetje retorike që e bëjnë zakonisht prindërit të cilët kanë humbur durimin.Por kjo mund ti bëjë fëmijët tuaj të mendojnë se ka një problem rrënjësor tek ta që nuk mund ta ndryshojnë kurrë. Ajo që nuk shkon siç duhet te ta është se lobet ballore të trurit të tyre që kontrollojnë impulset e arsyetimit dhe planifikimit janë të fundit që zhvillohen.Ndërkohë që ndodh ky rregullim, një pjesë e trurit reagon vazhdimisht  dhe emocionalisht nga kërcënimet. Për adoleshentët pyetje të tilla  mund ti dëshpërojnë shumë sidomos kur bëhen nga prindërit  që supozohet ta duan shumë fëmijën e tyre.Këto lloj mesazhesh në trurin e tyre mund të ndikojnë edhe në shëndetin e tyre mendor në të ardhmen2.      Mos e ngrini zërinNjë shpërthim i tillë si ngritja e zërit mund të duket zgjidhja më e lehtë edhe e vetmja për ti treguar fëmijës autoritetin tuaj. Në këto momente ju thoni gjëra që mund të pendoheni më vonë por në këtë mënyrë i  thoni trurit të tyre se të bërtasësh është rruga e duhur . Sipas një studimi të publikuar në gazetën " Child Development"ërcjellja e dhunës verbale shfaq simptoma të depresionit sidomos te adoleshentët në moshën 13 deri 14 vjeç. Ata gjithashtu fillojnë të shfaqin shenja dhune dhe zemërimi.3.      Mos u bëni udhërrefyes të karrierës së tyreKur fëmijët hyjnë në adoleshencë, shumica e prindërve frikësohen sepse duan që fëmijët të kenë rezultate të shkëlqyera në mësime duke i bombarduar ata me sugjerime se si mund të jenë më të zotë.Dëmtimi i ardhur nga nxitjet e vazhdueshme për t'u  përpjekur më shumë apo për të bërë diçka më mirë, mund të sjellë dëmtime afatgjata në marrëdhënien tuaj.Në një studim të publikuar në Journal of Personality, u zbulua se studentët, dashuria ndaj të cilëve varej nga mënyra se si ata silleshin, kishte më shumë gjasa që ata të bëheshin më moskokëçarës kur të rriteshin.Edhe kur këta fëmijë silleshin mirë, kënaqësia e tyre ishte diçka e momentit, dhe shpesh ndejhen të turpëruar, fajtorë dhe me më pak vlerë, edhe kur rriteshin.Pra, bëni që shtëpia juaj të jetë një strehë nga presionet e botës së jashtme ku fëmijët mund të shplodhen dhe rikarikohen.4.      Mos i lejoni të vazhdojnëKur fëmijet duan të rrinë sa më pak me ju, gabimi më i madh që bëjnë prindërit është se ata i lejojnë të distancohen. Por  mund të jetë lehtësuese edhe për prindërit kur fëmijet të cilët i shqetësojnë vazhdimisht largohen për në dhomën e tyre. Sa më shumë ti distanconi , aq më të huaj do ndjehen ata me judhe sjellja e tyre do përkeqësohet prandaj është e këshillueshme të bëni sa më shumë aktivitete të përbashkëta qoftë edhe aktivitete të qeta.5.      Mos i thoni kurrë "Unë si kam folur asnjëherë prindërve të mi kështu"Psikoanalistja Joy Schaverien shprehet se për prindërit që kur ishin të vegjël kanë frenkuentuar shkolla strikte ishte e natyrshme të ishin më të sjellshëm dhe prandaj nuk kishin të njëjtin komunikim si adoleshentët e sotshëm. Ajo zbuloi se prindërit që janë rritur në ambjente shkollore strikte, kanë tendencën që të sillen në mënyrë fanatike me fëmijët e tyre. Ata janë rritur në regjime ku nuk kishin zgjedhje tjetër përveç se t'i bindeshin urdhrave të të tjerëve.