Anglezja performon “bungee-jumping”, vdes pasi litari ishte shumë i gjatë
Një 23 vjeçare u vra pas hedhjes me litar nga një urë në Spanjë duke u përplasur më një urë tjetër ndërkohë që halla e saj pa të gjithë horrorin.Turistja Kleyo de Abreu gjeti vdekjen pasditen e së djeshmes e varur në litar pranë urës Tablate teksa e afërmja e saj e shihte.Babai i saj Bernard Atwell tha sot se familjarët janë të shokuar nga vdekja e saj teksa e përshkruante si një vajzë të ëmbël dhe të dashur.Nje gykatës investigativ hapi menjëherë hetim për tragjedinë e ndodhur.Sipas një teorie të shqyrtuar sot ngjarja ndodhi për shkak të llogaritjes së gabuar të gjatësisë së litarit."Vajza ime vdiq dhe nuk mund të bëj asgje për ta rikthyer në jetë. Shqetësimi im është për njerëzit të cilët thjesht bëjnë qejf si familjarët e mi por kam folur me ta dhe ne nuk duam që një gjë e tillë të ndodhë sërish"-u shpreh babai i të ndjerës.
