100 vjeçarja merr letër: “Zonjë hajdeni në spital, jeni shtatzënë”
Një letër nga Spitali i Portsmouth-it që kërkon kampione urinash për vizita para lindjes, i shkoi papritur një zonje të quajtur Doris Ayling, banore në West Sussex.“Papritur” sepse zonja angleze, që pas pak kohësh mbush plot 100 vjeç, ka tre fëmijë tashmë në pension dhe mbi 20 nipër e mbesa.Siç tregon dhe e përditshmja The Sun, thotë se zonja Doris thotë se për herë të fundit ishte shtatzënë para 70 vjetësh.Ajo që në plan të parë duket një kontradiktë e pashpjegueshme, në të ërtetë është vetëm një gabim i spitalit.Letra, jepte të gjithë të dhënat e sakta të zonjës Doris, përfshi dhe moshën e lindjes së saj, 1915, por përmbajtja nuk i referohej personit të saj.Zëdhënësi i spitalit kërkoi falje për gabimin e rrallë të të sistmeit dhe për situatën që ky gabim krijoi.