Berati inaguron këshillin bashkiak, Kush është opozite në qark?

Në Bashkinë Berat nisi sot inagurimi i Këshillave të Rinj Bashkiak! Raporti i përfaqësimit mbetet unik: të majtët do të kenë 100% të Këshillit të Ri të Qarkut, demokratët nuk kanë fituar asnjë bashki dhe se në nivel qarku, vetëm PDIU dhe LZHK kanë rritje votash simbolike nga 2013 dhe 2011.PD në raport me 2013 ka 5.5 mije vota më pak, por rreth 0.6 mijë vota më shumë sesa me 2011. PS ka 18 mije vota me pak sesa 2015 dhe 1.5 mijë me pak sesa 2011.Megjithëse zonë e lirë për LSI (PS i dhuroi dy bashki të sigurta në këtë qark) LSI ka 2.8 mijë vota më pak sesa 2015!Të tjerat parti kanë diferenca minimale rritje ose rënie në vota! Vlera e kësaj tabele? (shikoni foton lart)Kush është opozite në qarkun Berat? Në 90% të rasteve në vendet demokratike opozita është forca e dytë politike, por në Berat, opozita është ....forcë e tretë politike.Një bilanc shumë më negativ edhe sesa më 1991, kur të paktën ishte forcë e dyte politike dhe mori një mandat parlamentar dhe kur për siglen e PD konkurronin Pandeli Cina, Abdi Baleta, Ed Zaloshnja, Musafa Nano apo Edmond Dragoti!!Tri partitë kryesore, përkatesisht PS-LSI-PD kanë diferencë midis tyre rreth 5-6 mijë vota, pra ndodhen shumë pranë, me dallimin se dy të parat janë aleate, janë në qeveri dhe janë të majta.Partia e dytë e së djathtes, PR, ka 9 herë më pak vota sesa partia e dytë e të majtës! Kaq e thjeshtë është.Plus Berati, në dallim nga qarqe të tjera vijon të jetë zonë bastion e partive të medha, - nuk lejon ngritje të partive të vogla/të treta, si dhe prej vitit 1996 nuk ka pasur rotacion politik në nivel lokal, pra prej 19 vitesh!Një pluralizëm minimalist dhe demokraci formale konkurruese, - në gjuhen politike!Ky eshte postim ne facebook i Afrim Krasniqit/Oranews.tv/