Arrest me burg deri në 30 korrik për 3 nga 9 tatimorët e Shkodrës

Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë arrest me burg për  3 nga 9 tatimorët. Masa e arrestit me burg për 3 tatimorët u dha deri më 30 korrik.Kjo masë sigurie u dha për Kreshnik Dibrën, Erxhan Metën dhe Gjon Prronin. Masa e sigurisë për 6 zyrtarët e tatimores së Shkodrës do të jepen ditën e nesërme.9 punonjësve të Sektorit të Verifikimit në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve u arrestuan pasditen e 15 korrikut. Ata u akuzuan për krijimin e një skeme korrupsioni.Ditën e sotme në mbledhjen e Prefektit të Qarkut të Shkodrës u dha se në Velipojë ka disa muaj që nuk janë mbledhur detyrimet tatimore.