Ekspertët s'keptikë, dyshojnë tek shifrat e INSTAT për rritjen në bujqësi
Rritja e bujqësisë e konstatuar nga Instituti i Statistikave në tremujorin e parë të këtij viti, si një ndër sektorët që ka ndikuar në zhvillimin e ekonomisë, shihet me skepticizëm nga ekspertët e ekonomisë. Ata vlerësojnë se në këtë periudhë ndodhën përmbytjet në jug të vendit që dëmtuan serat dhe prodhimin dhe se me shifrat në bujqësi abuzohet.Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e parë të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati një rritje 1,85 %."Kështu konstatoi pak ditë më parë Instituti i Statistikave teksa publikoi shifrat për rritjen ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti.Një rritje që është ndikuar kryesisht nga sektori i bujqësisë. Por ekspertët hedhin dyshime për një zhvillim të tillë të bujqësisë, duke pasur parasysh se në periudhën në fjalë, në jug të vendit ndodhën përmbytjet që dëmtuan jo pak serat dhe prodhimin bujqësor.Enriko Ceko: “Ndikon shumë sepse përmbytjet brenda zonave që janë zona që kanë një bujqësi më të zhvilluar sesa zonat e tjera të Shqipërisë.Ne folëm për zona në të cilat kishte prodhime që ishin përgatitur për tu prodhuar në serra.Pra janë dëmtuar serrat,të cilat kanë një prodhim intensiv. Bujqësia në Shqipëri është në sezonin e verës.”Ekspertët hedhin akuza për vërtetësinë e shifrave, një debat tashmë i përhershëm në Shqipëri.Enriko Ceko: “Dy sektorët më vulnerabël për të manipuluar shifrat në lidhje me rritjen ekonomike,me punësimin etj janë turizmi dhe bujqësia”Bujqësia kontribuon në prodhimin e përgjithshëm kombëtare me rreth 20%, një peshë që ka ardhur në rënie gjatë dy dekadave të fundit, ndërkohë që pothuajse gjysma e pupullissë jeton ende në fshat./Oranews.tv/