Greqia voton paketën e reformave të ashpra. Protesta para Parlamentit, 50 të arrestuar
Parlamenti i Greqisë ka votuar me shumicë votash paketën e reformave të ashpra në këmbim të një pakete shpëtimi nga Eurogrupi me një vlerë prej 86 miliardë dollarësh.Gati 2 orë pas kalimit të mesnatës të së mërkurës kur ishte edhe afati i fundit për votim, 229 deputetë votuan pro reformave, 64 kundër dhe 6 abstenim.Mes ligjvënësve që votuan kundër ishte dhe ish-ministri i Financave Janis Varfukais.Kaloi mesnata e 15 korrikut, parlamenti grek ende pa votuarOrë të vështira në Greqi. Kaloi mesnata në Athinë (Ora 23:00 me oren shqiptare) dhe Parlamenti i thirrur të votojë planin e reformave që qeveria Tsipras ka rënë dakord me Europën e FMN, ende s'ka votuar.Marrëvveshja parashikonte që paketa e parë të votohej brenda mesnatës së 15 korrikut. Vetë Tsipras nuk ka qenë present në Parlament, kur në sallë duhej të votohej mbi paketën e parë të reformave të rëna dakord me BE-nëNdërkohë përleshje të dhunshme shpërthyen para tij për disa minuta. Bomba molotov dhe gaz lotsjellës në sheshin Syntagma rreth orës 21:00 , kur brenda në parlament deputetët grekë vijonin debatin për masat e forta ekonomike të cilat duhet t’i miratojnë në fund të ditës në mënyrë që një marrëveshje shpëtimit prej 86 miliard eurosh të arrihet.Jashtë një grup të rinjsh, rreth 200 kanë hyrë në shesh me helmete duke hedhur bomba molotov dhe fishekzjarre dhe gurë në drejtim të policisë. Thyen dritaret e godinave përreth dhe i vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave.Shumë prej të rinjve me maska mbanin shkopinj në dorë dhe qëllonin me gurë, duke shënuar përleshjet e para më të ashpra që ditën kur Tsipras mori qeverisjen, 6 muaj më parë.Dhunës policia nga ana e saj iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe ka arrestuar rreth 50 persona. Situata më pas u mor nën kontroll nga policia.Më pas 12 mijë persona të mbledhur në në sheshin Syntagma, para parlamentit, protestojnë paqësisht për të kundërshtuar masat e kursimit, që përfshijnë rritjen e taksave dhe reformimin e pensioneve.Tspipras kercenonBrenda në parlament kryeministri Tsipras I është drejtuar kështu deputetëve disidentë të partisë së tij: "Nëse nuk më mbështesni iki".Një kërcënim për dorëheqje nëse plani i reformave nuk duhet të kalojë.Ndërsa ministri I Financave greke Euclid Tsakalotos gjatë debatit në parlament deklaroi: "Nuk kishim zgjidhje tjetër. E hëna ishte dita më e vështirë e jetës time që do e mbaj mend për gjithmonë. Nuk kemi thënë kurrë që ishte një marrëveshje e mirë"Neser mblidhen ministrat e EurozonesNesër në mëngjes ministrat e Financave të 19 vendeve të europës do të mblidhen në një telekonferencë e cila do të nisë në orën 10:00. Nëse brenda natës së sotme parlamenti grek do të miratojë paketën e parë të reformave, sic është vendosur të hënën mes krerëve të shteteve, mund të nisë procesi që mund të sjellë paketën e tretë të ndihmës për Greqinë.Protestat vijnë vetëm dy ditë pas firmosjes së marrëveshjes së kryeministrit Aleksis Tsipras me Eurogrupin për masat shtrënguese.Legjislacioni i ri përfshin rritjen e taksave dhe një rritje të moshës së daljes në pension. Kryeministri grek Aleksis Tsipras tha se ai nuk beson në marrëveshje, por u ka bërë thirrje deputetëve të pranojnë masat e marra.Votimi pritet të kalojë me ndihmën e opozitës, pavarësisht revoltës së disa ekstremistëve të krahut të majtë të partisë Syriza.Partitë e opozitës pro-europiane janë zotuar se do t’i votojnë këto masa.Ekstremistët e majtë të partisë së Syriza-s ka shumë gjasa të votojnë kundër, ndërsa partia e koalicionit ka ofruar mbështetje të kufizuar.

