Qendra Rajonale e Mjedisit: Moratorium për ndalimin e punimeve të HEC-eve në Vjosë

Vjosa njihet si një nga lumenjtë që gjatë sezonit veror preferohet për tu freskuar por edhe për rafting. Por tashmë bukuria e tij duket se është zbehur, pasi prej kohësh është i turbullt për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Langaricës.Për të ndalur impaktet negative, Qendra Rajonale e Mjedisit në 16 korrik do ti kërkojë qeverisë shqiptare moratorium për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Vjosë.Në muajin shtator do të jepet një raport i thelluar për të detajuar alternativën midis turizmit, ujit dhe hidrocentraleve.